Me kë e ka inatin Braçe? Deputeti socialist gjen fajtorët e vapës në Tiranë, ja cilët janë

Politikë

Me kë e ka inatin Braçe? Deputeti socialist gjen fajtorët e

Teksa Tirana po përballet më temperatura tejet të larta deputeti i njohur socialist, Erion Braçe shkruan në rrjete sociale se një nga shkaktarët e mundshëm është katrani dhe betoni.

Ai thotë se katrani dhe betoni po e "valojnë" më shumë Tiranën.

 

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Braçe deklaron se në kohën kur Europa po mendon mënyrën sesi të reduktoje sipërfaqet e tepërta me asfalt dhe me beton dhe për t’i kthyer në sipërfaqe të gjelbërta, ne i shtojmë ato.

“Cpo bejme ne? ENDE ASGJE PER TE ULUR TEMPERATUREN NE KETE QYTET KU ESHTE SHUME NXEHTE”, nënvizon ai në postimin e tij.

Postimi i plotë i Braçes:

TIRANA E MADHE

A KENI VAPE?

NXEHTE SHUME APO JO?

E SATA DITE ME TEMPERATURE 40 GRADE ESHTE SOT?

KY ESHTE NORMALITETI I RI, KAQ NXEHTE E ME SHUME DO JETE!

Kondicioneri i shtrenjte nuk eshte zgjidhje-thjesht nxjerr te nxehtin nga shtepia dhe nxeh me shume qytetin!

Katrani ne asfalt, betoni po aq, nxehin edhe me shume.

Gjithe evropa po mendon se si te eleminoje katranin, si te reduktoje siperfaqet e teperta me asfalt e me beton, per ti kthyer ne SIPERFAQE TE GJELBERTA!

Pemet jane ato qe largojne te nxehtin e tepert!

Cpo bejme ne? ENDE ASGJE PER TE ULUR TEMPERATUREN NE KETE QYTET KU ESHTE SHUME NXEHTE!

ME TE LEXUARAT