Foto/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet makina e djegur në fshatin Mirakë

Aktualitet

Foto/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet makina e djegur në

Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd. Dyshohet se makina është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, Mondi Mëhalla.

Mondi Mëhalla sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, kur ka marrë tre plumba me pistoletë. 43 vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij dhe ishte futur në automjetin “Range Rover”.

Autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e prekën në kokë. 43-vjeçari ishte me precedentë dhe jetonte në zonën Komuna e Parisit në Tiranë. 

Sipas informacioneve, ai kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion