12-vjeçari në Tiranë merr makinën e të atit dhe përfundon jashtë rruge, dy të plagosur

Aktualitet

12-vjeçari në Tiranë merr makinën e të atit dhe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mushqeta, ku një i mitur vetëm 12 vjeç ka marrë automjetin e të atit dhe ka humbur kontrollin gjatë drejtimit, duke dalë nga rruga.

Sipas Policisë, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. T., 51 vjeç, pasi djali i tij i mitur ka përdorur automjetin pa leje.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 12-vjeçari dhe një 18-vjeçar që ndodhej si pasagjer në automjet. Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia sakaq, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion