FOTO/ Luftoi me flakët deri sa vdiq, ky është viktima e parë nga zjarret në Shqipëri

Aktualitet

FOTO/ Luftoi me flakët deri sa vdiq, ky është viktima e parë

Sot u shënua viktima e parë nga zjarret në vend. Ky është 64-vjeçari, Andrea Haxhiaj i cili humbi jetën për shkak të flakëve të rëna pranë banesës së tij në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër.

Policia bën me dije se në bahçen në afërsi të banesës së tij, shtetasi Andrea Haxhiaj, rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri. Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Mesazhi i Shehut:
Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e jetes se Andea Haxhiaj, nga flaket qe rrethuan shtepine e tij ne “Asim Zenel”.
Sherim te shpejte e te plote gruas se tij.
Gjirokastra jo vetem eshte e rethuar nga flaket, por dhe e braktisur perballe kesaj fatkeqesie te madhe.



Zona te gjera te Bashkise, por dhe me tej, jane nen kercenimin e zjarrit, dhe deri tashti asnje mase efektive, asnje mjet i specializuar ne dispozicion aty.
Jeta e qytetareve, bujqesia, blegtoria, shtepite, pronat e popullesise, jane nen nje kercenim te madh.
Dhe kjo Qeveri qe prej vitesh e ka braktisur ate Qark, e ka lene ne meshire te fatit, pa asnje strukture a organizim te Emergjences Civile, mjaftohet vetem me thirjen per Evakuim te qytetareve!
Kur deri tashti jane ata vete, vetem ata qe po luftojne per te dominuar zjarret.
Kerkohet menjehere nje nderhyrje urgjente, e gjere, efikase e strukturave shteterore, mjete speciale kunder zjarrit, kerkohet ajo qe behet kudo ne raste te tilla!

ME TE LEXUARAT