Gjirokastër, efektivët e policisë me kova uji duke shuar zjarrin në fshatin ku vdiq 64-vjeçari

Aktualitet

Gjirokastër, efektivët e policisë me kova uji duke shuar zjarrin

Pasditen e së martës u regjistrua edhe viktima e parë nga zjarret që kanë përfshirë jugun e vendit. 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, banues në fshatin “Asim Zeneli” humbi jetën pranë bahçes në banesën e tij, si pasojë e flakëve.

Megjithatë, pamje të filmuara në fshatin ku ndërroi jetë Haxhiaj tregojnë sesi efektivë janë duke i luftuar flakët pa mjete e duhura.

Në video shihen banorë dhe efektive duke mbushur kova në një vijë uji aty pranë dhe e derdhin në vatrën e zjarrit.


Më herët gjatë ditës, kreu i PD i cilësoi masat e marra deri më tani si gjysmake ndërsa shprehej se emergjencat civile janë të papërgatitura./ABC

ME TE LEXUARAT