FOTO-LAJM/ Çfarë kërkon flamuri shqiptar në nëndetësen që u mbyt pranë Titanikut?

Aktualitet

FOTO-LAJM/ Çfarë kërkon flamuri shqiptar në

Dilemat për shkakun e tragjedisë së Titan, ku pesë burra humbën jetën, do të shoqërojaë gjatë opinionin.

Një ditë pas lajmit, mediat e huaja ngrejnë edhe pyetjet që ndoshta nuk do të marrin përgjigje ndonjë, ashtu sikur trupat e pajetë nuk do të gjenden kurrë.

Por ajo që bie në sy është edhe flamuri shqiptar në nëndetësen ‘Titan’, e cila prej ditësh po kërkohej dhe ishe lajm i parë në të gjithë botën.

Kjo është një pikëpyetje të cilën e ka ngritur gazetari, Blendi Fevziu me anë të një story në rrjetin social instagram.

Familjarët dhe miqtë e pesë burrave që humbën jetën nga shpërthimi i nëndetëses ‘Titan’, e cila prej ditësh po kërkohej nga ekipet e shpëtimit nëpër Atlantik, po mbajnë homazhe për humbjen e të dashurve të tyre.

Të afërmit e zhytësit të njohur francez Paul-Henri Nargeolet thanë se ai do të mbahet mend si një nga eksploruesit më të mëdhenj të detit të thellë në historinë moderne.

77-vjeçari njihej si eksperti  i Titanikut në botë, i cili kishte bërë më shumë se 35 zhytje në eksplorim të anijes së mbytur në ujërat oqeanike të Atlantikut./VoxNews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion