Ndarja nga Egli, Olsi Bylyku flet për herë të parë: Na mungon njëri-tjetri, por...

Showbiz

Ndarja nga Egli, Olsi Bylyku flet për herë të parë: Na

Kanë qenë në qendër të mediave rozë së fundmi për aludime për ndarje mes tyre, por Olsi Bylyku u ka dhënë përgjigje mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” të gjitha pikëpyetjeve. Mes emocioneve të shumta, aktori pranoi se ka një çarje mes çiftit dhe tregoi se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat ishin të tilla.

“Unë, me thënë të drejtën, i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën, jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që t’i mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohem t’u jap kohën të gjithëve dhe partneres.

Kjo balance, ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla, që të eci me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ia kemi arritur planit, sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar, as të martuar.

Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit, çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim, Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë.”

Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, Olsi Bylyku, pas disa sekondave heshtje, tha që të dyve i mungon njëri-tjetri, por asnjërit nuk i duhet prania e tjetrit. “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit, por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion