FOTO/ Ky është agjenti i AMP-së që mbeti i plagosur në atenatin e Rinasit

Aktualitet

FOTO/ Ky është agjenti i AMP-së që mbeti i plagosur në

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Muçi Shaljanit (Sheqeri) i cili mbeti i plagosur me plumb në kokë në atenatin e Rinasit ku u vra Gilmando Dani.

Shaljani që prej shtatorit ishte emëruar si agjent në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore (AMP). Sot ai po shoqëronte me makinë të blinduar Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit, i cili sapo ishte kthyer nga Barcelona në Shqipëri.

Rrugës teksa po ktheheshin atyre iu bë një atentat ku Gilmando Dani mbeti i vrarë, ndërsa Shaljani ndodhet te Trauma në gjendje të rëndë me plumb në kokë. Ende nuk dihet kush janë autorët e ngjarjes.

Si ndodhi atentati?

Gilmando Dani, 47 vjeç, u vra pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona.

Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, 40 vjeç, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, dyshohet se autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit, i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq automjeti me targa greke, që dyshohet se u përket autorëve është gjetur e djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion