Flakët përfshijnë zonën e pyllëzuar pranë qytetit të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Aktualitet

Flakët përfshijnë zonën e pyllëzuar pranë qytetit

Një vatër zjarri ka përfshirë mëngjesin e kësaj të marte një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar pranë qytetit të Pukës, duke rrezikuar kurorën e gjelbër që shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit.

Për përballimin e situatës është angazhuar shërbimi zjarrfikës i Pukës, ndërsa në operacionin për shuarjen e flakëve kanë ndihmuar edhe banorë të lagjes Laçaj.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Për këtë arsye, Policia ka ngritur një grup hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë, pasi prej shumë vitesh kjo hapësirë e gjelbër, e shtrirë në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës, nuk ishte përballur me një zjarr të përmasave të tilla.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion