Filmoi videon intime me Safet Gjicin, momenti kur Alma Kaçi mbërrin në gjykatë (VIDEO)

Aktualitet

Filmoi videon intime me Safet Gjicin, momenti kur Alma Kaçi mbërrin

Ky është momenti kur në ambientet e Gjykatës së Posaçme mbërrin Alma Kaçi, 40-vjeçarja e cila filmoi veten duke kryer marrëdhënie intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Ajo do të njihet me masën e sigurisë pasi u la në arrest shtëpie të shtunën për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Siç duket në video, interesimi i mediave është mjaft i lartë. Kaçi, e cila ka vendosur një kapele në kokë, pasi zbret nga makina e policisë, mban një çantë para që të mos i dallohet fytyra.

Me masën e sigurisë do të njihet ditën e sotme edhe Safet Gjici.

Hetimet për të nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi.

Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një vartësin e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë shtetasja Alma Kaçi.

Prokuroria kreu një sërë verifikimesh për rastin, duke ngritur në përfundim akuzat e korrupsionit për të dy të hetuarit. Akuza ndaj ish-kryebashkiakut parashikon një dënim nga 4 në 12 vjet. Ndërsa ajo ndaj Alma Kaçit nga 1 në 5 vjet burgim./tvklan

ME TE LEXUARAT