Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Aktualitet

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe

Tregu i këmbimit valutor shqiptar nis muajin gusht me ndryshime të lehta në kursin e monedhave kryesore ndërkombëtare, krahasuar me ditët e fundit të korrikut. Sipas të dhënave zyrtare, dollari amerikan dhe euro mbeten brenda intervaleve të zakonshme, ndërsa paundi dhe franga zvicerane shfaqin qëndrueshmëri.

Më poshtë, kursi i këmbimit për ditën e sotme:

• Dollari amerikan (USD):
Blihet me 84.2 lekë
Shitet me 85.5 lekë
• Euro (EUR):
Blihet me 96.7 lekë
Shitet me 97.7 lekë
• Franga zvicerane (CHF):
Blihet me 103.5 lekë
Shitet me 104.8 lekë
• Paundi britanik (GBP):
Blihet me 111.4 lekë
Shitet me 113 lekë


Lëvizjet janë minimale dhe nuk sinjalizojnë ndonjë tendencë të fortë në rritje apo në rënie për momentin. Si gjithmonë, kursi mund të ndryshojë gjatë ditës në varësi të tregut dhe bankave të nivelit të dytë.

ME TE LEXUARAT