Rekord historik në Shqipëri/ Mbi 1 milion automjete të regjistruara, 1 në 2 shqiptarë ka një makinë

41.7% e popullsisë ka një automjet, gati 1 në 2 shqiptarë. Një analizë e INSTAT nuk specifikon ndërkohë ata qytetarë që mund të kenë më shumë se një makinë, apo të tjerë që nuk e zotërojnë një të tillë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i automjeteve arriti rekord gjatë vitit 2025, me mbi 1 milionë mjete të regjistruara.
Në vitin 2025, në Shqipëri kishte 361 automjete për çdo 1.000 banorë, nga 326 që ishte një vit më parë. Qytetarët thonë se arsyet kryesore të shtimit të automjeteve personale, i shohin tek problematikat e transportit publik urban.
Megjithatë, parku automobilistik në vend mbetet i vjetër. Mbi gjysma e automjeteve, 55.3%, janë prodhuar gjatë viteve 2000-2010, mbi dy dekada të vjetra, ndërsa pjesa tjetër, 45.7%, kanë vit prodhimi mes 2006-2015, pra 11 deri në 20 vjeç.
Kjo tregon se, megjithëse niveli i motorizimit po rritet, shqiptarët vazhdojnë të mbështeten kryesisht te automjetet e vjetra në moshë, të cilat përkundrejt çmimit më të arsyeshëm, reflektojnë një ndikim më të madh në ndotjen e mjedisit, sigurinë rrugore si dhe kostot e mirëmbajtjes.
Sipas INSTAT, automjetet me naftë vijojnë të dominojnë në treg, duke zënë 72.1% të totalit. Paralelisht interesi për makinat elektrike po rritet ndjeshëm. Gjatë vitit 2025, numri i tyre u shtua me 91.2% krahasuar me 2024-ën.


