Era e fortë mbush me rërë shëtitoren e Himarës, mbulohen stolat dhe hapësirat ku kalojnë qytetarët

Aktualitet

Era e fortë mbush me rërë shëtitoren e Himarës,

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare.

Rëra ka arritur deri në shëtitore, duke mbuluar edhe stolat dhe hapësirat ku zakonisht kalojnë qytetarët dhe turistët.

Banorët e zonës shprehen të habitur nga ky fenomen i rrallë, që sipas tyre nuk ndodh shpesh në këtë përmasë.

Për shkak të sasisë së madhe të rërës së depozituar, kërkohet ndërhyrja me mjete nga bashkia për pastrimin e zonës dhe rikthimin e situatës në normalitet./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion