SPAK kërkon dënimin e Bardh Spahisë, Prokuroria e Posaçme: 700 mijë lekë gjobë për ish kryebashkiakun e Shkodrë

Aktualitet

SPAK kërkon dënimin e Bardh Spahisë, Prokuroria e Posaçme:

 

Struktura e Posaçme Antikorrupsion kërkon dënimin e deputetit demokrat, Bardh Spahia me 700 mijë lekë gjobë.

SPAK e akuzon atë për pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës. Sipas akuzës, ish-kryebashkiaku i Shkodrës liroi nga detyra administratorin e ujësjellës kanalizimeve, i cili e paditi në gjykatë.

Më pas Spahia emëroi dikë tjetër në këtë detyrë, por ndërkohë gjykata e Shkodrës kishte dhënë vendim që të pezulloheshin aktet e nxjerra nga kryetari i bashkisë.

Ka qenë ky vendimi që sipas SPAK është injoruar e që e vuri Bardh Spahinë në bankën e të akuzuarit. Ai mori detyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër në mars të vitit 2022, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore, si kandidat i “Rithemelimit”./vizionplus.tv

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion