Emri/ Vodhi me dhunë para në një dyqan dhe tentoi të p*rdhunonte shitësen në Sarandë, arrestohet 48-vjeçari!

Aktualitet

Emri/ Vodhi me dhunë para në një dyqan dhe tentoi të

Arrestohet 48-vjeçari Jorgo Kumaraku, i cili vodhi me dhunë një shumë parash në një dyqan në Sarandë si edhe tentoi që të përdhunonte shitësen. Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë në Durrës. 

Ngjarja ndodhi me datë 2 Maj në një dyqan në lagjen nr.2 në Sarandë, ku nën kërcënimin e thikës, 48-vjeçari, me precedentë penalë, ka vjedhur shumën prej 60 mijë lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike.

Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

Policia e identifikoi autorin përmes pamjeve të një kamere rruge, pamja e të cilit iu tregua për konfirmim edhe shitëses. 48-vjeçari, me origjinë nga fshati Livadhja i Sarandës, njihet si përdorues i lëndëve narkotike si dhe rezulton disa herë i dënuar për vjedhje në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT