EMRI/ Shtatë vjedhje gjatë tre javëve të fundit, arrestohet i riu në Tiranë

Aktualitet

EMRI/ Shtatë vjedhje gjatë tre javëve të fundit, arrestohet

Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mountain bike”.

Vilson Senija u vu në pranga, pasi policia zbardhi dhe dokumentoi 7 vjedhje të ndryshme të kryera prej tij gjatë 3 javëve të fundit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë 3 javëve të fundit, ka kryer 7 vjedhje, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 18.05.2023, në rrugën “Qemal Stafa”, ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;

– Më datë 26.05.2023, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur dy biçikleta në pronësi të një shtetasi;

– Më datë 29.05.2023, në rrugën “Nikolla Jorga”, ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi, ndërsa në rrugën “Jordan Misja”, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;


– Më datë 31.05.2023, në rrugën “Kol Xhumari”, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;

– Më datë 01.06.2023, në rrugën “Fadil Rada”, ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt privat;

– Më datë 02.06.2023, në rrugën “‘Maliq Muço”, ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas dhe një aparat celular.

Operacioni u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion