EMRI/ Grabiti mbi 6 mln lekë në kasafortën e kompanisë ku punonte, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

EMRI/ Grabiti mbi 6 mln lekë në kasafortën e kompanisë ku

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka grabitur një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ishte i punësuar.

Në kuadër të operacionit "Kasaforta" u vu në pranga shtetasi Besmir Lurdhi, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale "Vjedhja".

Autoritet policore bëjnë me dije se nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën "Kongresi i Lushnjës".

Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion