Goditi me grusht policin e Rrugores, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

Aktualitet

Goditi me grusht policin e Rrugores, arrestohet 39-vjeçari në

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka thyer urdhrin e policisë, ndërsa ka dhunuar një efektiv.

Pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. N., banues në Mirditë, pasi në aksin rrugor “Bushnesh-Milot”, ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore që i ka bërë shenjë për ndalim, pasi e ka konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë Lezhë:

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 39 vjeç, banues në Mirditë, pasi në aksin rrugor “Bushnesh-Milot”, ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore që i ka bërë shenjë për ndalim, pasi e ka konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. P., 28 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi te kryqëzimi i Shëngjinit, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. C., 62 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë u dëmtua lehtë shtetasi R. C.;
-një 16-vjeçar, pasi është konstatuar në qytetin e Lezhës, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. P., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
-F. J., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi iu gjetën në çantë, dy fishekë të dyshuar për armë zjarri, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion