Misteri i vrasjes së kenianes Joy, Berisha deklaratë "bombë": Autori është brenda në qeveri

Politikë

Misteri i vrasjes së kenianes Joy, Berisha deklaratë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e reja të dala mbi vrasjen e të resë keniane Joy Aoko, ku në ‘Facebook’ shkruan se autorët mbi ngjarjen po i fsheh qeveria. Berisha thekson se një grup zyrtarësh kriminelë bënë gjithçka për të manipuluar çdo provë hetimore në mënyrë që të mbronin vrasësin e 22-vjeçares.

Ndër të tjera shkruan “I bëjë thirrje qeverisë së Kenias të paraqesë rastin e qytetares së tyre pranë Komisionit të OKB për të drejtat e njeriut mbasi autoritet shqiptare po fshehin kriminelin”.

Postimi i plotë:

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Vrasësit e Joy Aoko i fsheh qeveria.

Të dashur miq, një grup zyrtarësh keriminel në polici, prokurori etj bënë gjithçka që të manipulonin çdo provë hetimore për të mbrojtur vrasësin e vërtetë të 22 vjeçares nga Kenia, Joy Aoko. Ata vazhdojnë në këtë rrugë duke pyetur dhe ndaluar persona të ndryshëm dhe duke rrjedhur hetimet vetëm e vetëm për të fshehur vrasësin e saj sepse ai është i lidhur në qeveri.

I bëjë thirrje qeverisë së Kenias të paraqesë rastin e qytetares së tyre pranë Komisionit të OKB për të drejtat e njeriut mbasi autoritet shqiptare po fshehin kriminelin.

 

ME TE LEXUARAT