Emri/ Biznes i lulëzuar i kokainës në shtëpi, 29-vjeçari shqiptar arrestohet nga policia

Aktualitet

Emri/ Biznes i lulëzuar i kokainës në shtëpi,

Një 29 vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë, nën akuzat e trafikut të drogës.

Hetimet u kishin lejuar hetuesve të zbulonin se shqiptari Valter Hoxha, drejtonte një biznes të lulëzuar të tregtisë së drogës në shtëpinë e tij.

Për ta zënë në befasi, karabinierët shkuan herët në mëngjes në banesën e tij. 29 vjeçari nguroi të hapte derën, gjë që shtoi dyshimet.

Megjithatë, sapo policia hyri në banesë, pikasën një zarf të vogël me kokainë, për të cilën shqiptari tha se e kishte për përdorim shtëpiak.

Kontrolli i kryer nga policia të mbështetur edhe nga qentë antidrogë u zhvillua edhe në katin e sipërm të ndërtesës dhe në ballkon. Në çatinë e këtij të fundit, i riu kishte hedhur një qese plastike që përmbante rreth 35 gram marihuanë, 21 doza kokainë dhe një shënim me emrat e klientëve dhe lëvizjet në lidhje me shitjen e dozave. Tani, ai është në burgun Caltagirone.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion