Dikur ishte “bleta punëtore” e Ramës sot me LSI, Brisida Shehaj thirrje socialistëve: Më votoni

Politikë

Dikur ishte “bleta punëtore” e Ramës sot me LSI, Brisida

E fundit në listën e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ish-drejtoreshë e Tatimeve në mandatin e parë të qeverisë Rama u kërkon votat socialistëve në 25 prill për t’i përfaqësuar me partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi.

Shehaj u është drejtuar socialistëve me një mesazh ku shpjegon se pse sipas saj LSI-ja është parti e socialistëve.

“Të shumtë më pyesni: Pse duhet të të besojmë Bris? Dhe unë po ju dëshmoj arsyet, që janë edhe parimet e mia:

Besnikëria ndaj bindjeve! Lëvizja Socialiste për Integrim: unë isha socialiste, jam socialiste, do jem socialiste! Pse nuk jam në PS?!

Ndryshimi ky është: Jam në një parti socialiste ku socialistët mendojnë për socialistët, dhe sepse kjo është ajo doja të bëja unë”, thuhet në mesazhin e përzgjedhur nga kandidatja e LSI-së për deputete në Qarkun e Tiranës, Brisida Shehaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion