EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, autori shkon vetë në polici dhe dorëzohet

Aktualitet

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, autori shkon vetë

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë.

Ndërkohë mësohet se Shpëtim Osma që qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin e tij Sami Disha dhe gruan e tij Nadire Disha, për arsye që ende nuk dihen është vetë dorëzuar në policinë e shtetit.

Mësohet se ai ka shkuar vetë në stacionin e policisë në Rrogozhinë.

Nga të shtënat me armë, Samiu ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërkohë që Nadirja është plagosur në bark.

 

ME TE LEXUARAT