EMRI/ I dënuar me 6 vite e 8 muaj burg në Itali, arrestohet për qëllime ekstradimi 42-vjeçari në Shkodër

Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 6 vite e 8 muaj burg në Itali, arrestohet për

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Vuksan Gjoni (Guri), banues në Shkodër, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale të plagosjes.

Arrestimi u krye falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, të cilët tashmë po punojnë me autoritetet italiane për finalizimin e ekstradimit.

Njoftimi i policisë:

PKK Hani i Hotit

I dënuar nga autoritetet italiane, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për plagosje, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:

Vuksan Gjoni (Guri), 42 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Itali.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion