EMRAT/ Kush janë kandidatët që kanë aplikuar për Avokatin e Popullit
Lajmifundit
/
27 Tetor 2025, 21:15
Aktualitet

Katër kandidatura janë paraqitur deri më tani për Avokatin e Populli.
Mësohet se avokatët që kanë aplikuar deri më tani janë Genta Bungo, Saimir Vishaj, Shkëlqim Sulo dhe Ismail Tafani. Bungo ka shërbyer si Kryetare e “vettingut”, KPK-së. Gjithashtu në garë është edhe avokati Vishaj, por siç mësohet, dosja e tij e aplikimit ka paraprakisht mangësi në dokumentacion.
Ndërsa, Sulo ka përfaqësuar PDIU-në në KQZ dhe Ismail Tafani, pedagog i drejtësisë. Sakaq, emra të tjerë do të priten edhe një javë, e më pas do të dëgjohen platformat e tyre pranë Komisionit të Ligjeve.


