EMRAT/ Kërcet arma mes fqinjëve në Kavajë! Sulmohet çifti i bashkëshortëve
Lajmifundit
/
6 Qershor 2025, 11:20
Aktualitet

Në Kavajë është regjistruar një ngjarje e rëndë me armë zjarri, ku janë plagosur dy bashkëshortë, Saki dhe Nadire Disha.
Burimet bëjnë me dije se autor i sulmit është Shpëtim Osma, i cili ka qëlluar drejt çiftit për arsye që ende nuk janë bërë të qarta.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe pritet të reagojë zyrtarisht për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të marrë masa ndaj autorit.


