I shpallur në kërkim për vjedhje, 41-vjeçari arrestohet në Kakavijë me 160 mijë euro të padeklaruara

Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje, 41-vjeçari arrestohet

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vjedhje, është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, teksa tentonte të hynte ilegalisht në Shqipëri nga Greqia.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij u gjetën plot 160 mijë euro të padeklaruara, të ndara në zarfe.

“Gjatë një kontrolli të zhvilluar në afërsi të një karburanti pranë PKK-së, shërbimet kufitare ndaluan shtetasin me iniciale A. Sh., 41 vjeç, rezident në Greqi, i cili tentonte të hynte ilegalisht në Shqipëri.

Në kontrollin fizik, në çantën e shpinës së tij u gjetën dhe sekuestruan 160,000 euro, shumë kjo që nuk ishte deklaruar në pikën e kalimit kufitar, duke shkelur ligjin doganor dhe ligjet e kontrollit të kufirit.

Më tej, verifikimet e kryera nxorën në dritë faktin se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës, e dënuar me 1 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes”.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia e Tiranës ka ndaluar shtetasin A. Sh., dhe po vijon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes“- njofton policia.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion