Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, Albert Zaja mbërrin në gjykatë me maskë e kapuç, i rrethuar nga policia

Aktualitet

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, Albert Zaja mbërrin në

Autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në orën 9.30 do të paraqitet në gjykatën e Fierit për tu njohur me masën e sigurisë.

Në gjykatë kanë ardhur forcat Renea të cilat kanë rrethuar gjykatën duke larguar të gjithë personat e tjerë që ndodhen rreth saj.
Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, Albert Zaja mbërrin në

Albert Zaja është personi që dyshohet se ka qëlluar me dy plumba paraditen e së hënës së 1 shkurtit në Sheq të Fierit Shkëlzen Kastratin brenda makinës së tij .

Sipas policisë janë 4 persona të dyshuar për këtë ngjarje kriminale ndërsa tre personat e tjerë janë shpallur në kërkim.

Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij Mercedez Benz, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip Range Rover, nga edhe ku e qëlluan.

Viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion