Kurti homazhe në Prekaz: Serbia ende nuk e ka marrë dënimin për këtë krim

Kosovë&Rajon

Kurti homazhe në Prekaz: Serbia ende nuk e ka marrë dënimin

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Gjatë fjalës së tij, ai ka treguar se shteti serb ende nuk e ka marrë dënimin për krimin që ka bërë 22 vite më parë në Kosovë dhe se gjaku i tyre nuk humbet kurrë dhe se emri i tyre nuk mund të harrohet.

 “Prekazi tregon më së miri se nga vijmë dhe se ku duhet të shkojmë. Dje pranuam detyrën si qeveri e re e cila u votua në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe sot në ditën e parë të punës erdhëm herët në Prekaz në këtë vend të flijimit e të bashkimit, ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe mirëpo rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtar, e cila më 24 mars 1999 dërgoi aleancën më të fuqishme të historisë së njerëzimit kundër një shteti gjenocidal siç ishte Serbia e Millosheviçit”, tha Kurti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion