U arrestuan gjatë protestave, lirohen nga burgu qindra qytetarë në Mianmar
Lajmifundit
/
24 Mars 2021, 09:15
Bota

Protestat në Mianmar vijojnë, ndërsa së fundmi janë liruar qindra të burgosur. Mediat e huaja shkruajnë se protestuesit janë arrestuar muajin e kaluar gjatë “luftës” së tyre me policinë, në protestat kundër grushtit të shtetit ushtarak.
Mediat shkeuajnë se disa autobusë të mbushur me të burgosur janë larguar nga burgu Insein në mëngjes, kanë thënë dëshmitarët. Grupi aktivist Asociacioni për të Burgosurit Politikë tha se të paktën 2,000 njerëz janë arrestuar gjatë protestave kundër grushtit të shtetit në 1 shkurt.


