E rrëmbyen, vranë dhe e varrosën, zbardhet vrasja e Klevis Lleshit! SPAK firmos 4 urdhër arreste!

Aktualitet

E rrëmbyen, vranë dhe e varrosën, zbardhet vrasja e Klevis

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e  24 vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u vra në vitin 2020, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Burime bëjnë me dije se SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste për persona që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë kriminale.

Raportohet se vetëm një prej tyre është arrestuar mbrëmjen e së enjte (25 Shtator, ndërsa 3 të tjerët janë shpallur në kërkim.

Aurel Hoxha, pronar i lokal Monopol, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit.

Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz e Fresk.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion