Aksidenti ku humbi jetën punonjësi i pastrimit, arrestohen dy shoferët e automjeteve

Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën punonjësi i pastrimit, arrestohen dy

Policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin në fshatin Përparim i Peqinit, ku humbi jetën dje punonjësi i pastrimit.

Burime zyrtare bënë me dije se Baftjar Debrova, drejtuesi i furgonit që përplasi me mjetin e pastrimit  dhe Përparim Bufi, drejtuesi i mjetit të pastrimit u arrestuan në kuadër të hetimeve për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete në këtë ngjarje tragjike.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë vonë kur një furgon u përplas me një automjet pastrimi të mbeturinave në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan në fshatin Përparim.

Përplasja ka qenë e fortë dhe fatkeqësisht ka rezultuar fatale për Kadri Dedej (i njohur edhe me emrin Bedri Defej), punonjës i pastrimit, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit. Ai ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion