E rende/ Po ktheheshin nga Greqia, përmbyset automjeti i çiftit shqiptar (FOTO)

Aktualitet

E rende/ Po ktheheshin nga Greqia, përmbyset automjeti i çiftit

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në dalje të qytetit të Këlcyrës.

Mësohet se një automjet me targa greke që ka qenë duke udhëtuar në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjeri. Çifti kanë qenë duke u kthyer nga Greqia.

Në momentin e aksidentit, shoferja ka humbur kontrollin në kthesën në të dalë të qytetit. Policia po heton për të mësuar shkaqet e plota të aksidentit.

Ndërkohë mësohet se dy personat që kanë mbetur të plagosur aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion