VIDEO: Momenti kur meteorologes i bie të fikët në studio

Bota

VIDEO: Momenti kur meteorologes i bie të fikët në studio

Tronditje në studion e CBS kur meteorologia, Alissa Carlson, humbi ndjenjat teksa po tregonte motin.

Ngjarja ndodhi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv dhe momenti i frikshëm është kapur nga kamerat. 

Alissa ishte gati të fillonte të raportonte motin në Los Anxhelos në emisionin e lajmeve, por para se të fillonte raportin, humbi ndërgjegjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç shihet në një video të postuar online, sytë e Carlson kthehen pas dhe ajo përkulet përpara në tavolinën ku ishte ulur, duke u rrëzuar plotësisht.

Mesa duket dy prezantueset në fillim nuk e kanë kuptuar që asaj i kishte rënë të fikët, por disa sekonda më vonë nxituan për ta ndihmuar.

Nënkryetari i CBS dhe drejtori i lajmeve Mike Dello Stritto tha për TMZ, “Kolegia jonë Alissa Carlson u sëmur gjatë edicionit të lajmeve të orës 7 të mëngjesit kete mengjes. 

Dua të falënderoj bashkëpunëtorët e saj që morën masa të menjëhershme për të ndihmuar Alissa dhe telefonuan 911.

Alissa është aktualisht në spital. Shpresojmë se së shpejti do të dimë më shumë. Ne po lutemi që ajo të bëhet shumë më mirë së shpejti”. 

ME TE LEXUARAT