E rëndë/ Përleshje mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë njëri prej tyre

Aktualitet

E rëndë/ Përleshje mes shqiptarëve në Itali, vritet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin italian Prato, ku një shqiptar ka humbur jetën pasi u godit me thikë në bark nga disa bashkatdhetarë.

Viktima u rrethua dhe u sulmua nga një grup personash dhe më pas u la i shtrirë në rrugë. Ai u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore, por plagët e rënda i sollën vdekjen pak minuta më vonë.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e ngjarjes dhe personin që ka goditur me thikë.

Prokuroria e Pratos, nën drejtimin e prokurorit Luca Tescaroli, ka hapur një çështje për vrasje të qëllimshme dhe ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivit të saj.

Aktualisht po mblidhen dëshmi dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonën midis Chiesa Nuova dhe Galceti, pranë kopshtit të rrugës Baracca.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion