“Urime në detyrën e re Papa Leonit”/ Kreu i KMSH: Moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët

Aktualitet

“Urime në detyrën e re Papa Leonit”/ Kreu i KMSH: Moment i

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përmes një mesazhi ka uruar Papën Leone XIV, i cili u zgjodh të enjten në krye të Vatikanit. Spahiu thekson se zgjedhja e tij është moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët.

Ai shkruan se myslimanë shqiptarë e vlerësojmë dhe e respektojmë këtë ngjarje me një shpirt paqeje dhe bashkëpunimi. Spahiu shtoi se udhëheqësit fetarë kanë një rol të rëndësishëm në nxitjen e tolerancës dhe mirëkuptimit mes popujve të ndryshëm.

“Me rastin e zgjedhjes së Papës së ri, kam kënaqësinë të shpreh urimet më të ngrohta dhe më të sinqerta për gjithë besimtarët katolikë shqiptarë dhe ata nga mbarë bota. Zgjedhja e një lideri të tillë për Katedralen e Shën Pjetrit është një moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët, dhe ne si myslimanë shqiptarë e vlerësojmë dhe e respektojmë këtë ngjarje me një shpirt paqeje dhe bashkëpunimi.

Në këtë kohë sfidash, ne besojmë se udhëheqësit fetarë kanë një rol të rëndësishëm në nxitjen e tolerancës dhe mirëkuptimit mes popujve të ndryshëm, dhe urojmë që Papa i ri të jetë një simbol i paqes dhe bashkëjetesës për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga besimi apo kombësia.

Urime në detyrën e re Papa Leoni XIV!”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion