E rëndë në Tiranë, i riu me probleme mendore qëllon me thikë 18-vjeçarin, detajet e para

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, i riu me probleme mendore qëllon me

Një 22-vjeçar me iniciale E.T, i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore ka qëlluar me thikë 18-vjeçarin, T.D, këtë pasdite në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën "Myslym Keta".

18-vjeçari i plagosur është në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ka shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr.4 autorin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi E. T., 22 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor), ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion