Shqipëria "bie pre" e presionit të Greqisë, Ministria e Bujqësisë: E hoqëm bllokimin e importit të mishit

Aktualitet

Shqipëria "bie pre" e presionit të Greqisë, Ministria e

Mishi i shpendëve dhe nënproduket e tij, nga sot do të importohen normalisht nga Greqia.

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka shfuqizuar vendimin e saj të marrë në 4 qershor, pas rasteve të gripit të shpendëve që u shfaqën në vend. Ky vendim erdhi pas kërkesës së homologes greke, e cila ka paraqitur ankesën e saj edhe kryeministrit Kyrikaos Mitsotakis.

Për “ABC”, Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar se Shqipëria është tërhequr nga bllokimi i importit.

Ky vendim është mbështetur edhe në njoftimin e Organizata Botërore të Shëndetit të Kafshëve, e cila raporton se situate është përmirësuar në Greqi.

Mësohet se pala greke ka dërguar një ankesë ministres Milva Ekonomi, duke theksuar se urdhri i Tiranës për ndalimin e importit, me pretekstin e shfaqjes së rasteve të gripit të shpendëve, bie ndesh me marrëveshjen e nënshkruar nga Shqipëria për tregtinë e lirë në Bashkimin Europian.

Sa i përket importit të shpendëve nga vendet e tjera, do të mbetet në fuqi vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin e tyre, i marrë në 4 qershor. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion