" Ekziston një rrezik...", Basha i alarmuar para zgjedhjeve: Të dielën shqiptarët i kanë sytë te PD

Politikë

" Ekziston një rrezik...", Basha i alarmuar para zgjedhjeve:

Mbrëmjen e sotme Lulzim Basha zhvilloi një takim me demokratët në Mallakastër për t’u kërkuar mbështetjen në zgjedhjet e së dielës brenda së djathtës shqiptare ku garon për një tjetër mandat, që nëse do të fitonte do të ishte i treti. “PD nga kjo masakër zgjedhore doli jo më e vogël, por më e madhe, nuk e kam fjalën për numrat, por madhështinë morale” tha ai.

Lulzim Basha evidentoi sipas tij edhe një rrezik për PD duke sulmuar rivalët në garë që e akuzojnë për humbjen. “Jemi përfshirë në këtë garë të brendshme dhe me gjithë avantazhet dhe bukurinë që ka, ekziston rreziku i dorëzimit para atyre që 25 Prillin për interesa afatshkurtra nuk e konsiderojnë si masakër zgjedhore, por fitore të Edi Ramës, apo humbje të PD-së.

Të bësh këtë, të ngutesh drejt kësaj do të thotë t’i biesh me shkelm sakrificës suaj. E vetmja gjë që kam kërkuar është që të kemi një qëndrim për 25 Prillin, pasi varet jo vetëm fati i PD-së, por Shqipërisë. Të dielën sytë e shqiptarëve do të jenë sërish të drejtuar nga PD” tha ai.


Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion