E rëndë në Lezhë! Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën 51-vjeçarja
Lajmifundit
/
7 Maj 2025, 12:29
Aktualitet

Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6 maj, kur shtetasja D. B., banuese në fshatin Manati, u paraqit në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Ajo u transportua menjëherë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk mundi të mbijetonte.
Policia lokale dhe autoritetet hetimore kanë nisur menjëherë verifikimet për rrethanat e ngjarjes.


