E rëndë në Fier! 23-vjeçari plagos babanë me armë të modifikuar

Aktualitet

E rëndë në Fier! 23-vjeçari plagos babanë me.

Policia e Fierit ka arrestuar një 23-vjeçar i cili plagosi babanë e tij në këmbë me një armë të modifikuar, pas një konflikti në familje. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura.

58-vjeçari i plagosur është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi J. Z., 23 vjeç.

Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive.

58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT