E rëndë/ 50-vjeçari me gruan dhe djalin dhunojnë nënën dhe motrat e tij

Politikë

E rëndë/ 50-vjeçari me gruan dhe djalin dhunojnë

Një 50-vjeçar në Pogradec, së bashku me bashkëshorten e tij 49-vjeçare dhe djalin 27-vjeçar, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të tij.

Policia bën me dije se ka arrestuar 50-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, ndërsa ka proceduar penalisht djalin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec: arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 50 vjeç, dhe E. B., 49 vjeçe (bashkëshortë), dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për djalin e tyre, shtetasin Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion