Duke shijuar kafen e mëngjesit, veteranët socialistë bëhen bashkë pas fitores së PS-së

Politikë

Duke shijuar kafen e mëngjesit, veteranët socialistë bëhen

Veteranët e Partisë Socialiste pas fitores së madhe janë mbledhur ditën e sotme duke shijuar kafen e mëngjesit.

Ish-kryetarët e Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle me Gramoz Ruçin dhe Lume Vladi e veshur me bluzën e partisë, si dhe Pëllumb Vladi kanë ndarë një foto në rrjete sociale ku shfaqen së bashku të buzëqeshur ndërsa vazhdojnë të përshëndesin me numrin 5, simbolin e Partisë Socialiste gjatë fushatës elektorale.

“Me Gramozin dhe dy socialistë të hershëm,- Lume e Pëllumb Vladi”, shkruan Dokle në Facebook.

 Dokle ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga 4 shtatori 2001 deri më 30 prill 2002, ku gjithashtu është lektor në Akademinë Politike të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Edhe Gramoz Ruçi ka shërbyer si si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë deri në vitin 2017, ku më pas në shtator të këtij viti ai mori detyrën e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë për sesionin e ri parlamentar.

Kujtojmë se PS fitoi thellë në zgjedhjet e 11 majit duke siguruar 83 mandate në Kuvend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion