Berisha mesazh Altin Dumanit: Ta harrosh! Kushtetutën nuk do ta ndryshosh për të ruajtur karrigen tënde!

Kreu i PD Sali Berisha gjatë një deklarate për gazsfarët tja se Altin Dumani po kërkon të ndryshojë Kushtetutën me qëllim zgjatjen e mandatit të tij në krye të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas Berishës, një veprim i tillë është i papranueshëm dhe tregon se Dumani ka frikë nga pasojat e punës së tij si drejtues i SPAK.
“Ta harrojë! Kushtetuta nuk ndryshon për karrigen e tij. Nëse ke kryer detyrat në përputhje me ligjin, nuk ke pse të kesh frikë nga puna jote,” deklaroi Berisha.
Ai shtoi se nuk është e lejueshme që një prokuror të ushtrojë kontroll mbi gjykatësin e një çështjeje, dhe kërkoi ndryshime urgjente për ta ndaluar këtë praktikë.
“Kushtetuta do të ndryshojë, por për të hequr të drejtën që prokurori të kontrollojë gjykatësin. Kjo nuk ndodh askund në botë,” tha Berisha.
Në vijim, ai kritikoi performancën e SPAK, duke theksuar se përkundër pritshmërive, nuk ka pasur asnjë dënim serioz nga Dumani ndaj kriminelëve apo zyrtarëve të korruptuar.
“Ku i ke dënimet ti? Asnjë! Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë dhjetëra dënime të përjetshme për kriminelë të rrezikshëm. Ti s’ke asnjë, se bën pazare,” shtoi ai.


