Emri/ Plagosi me armë Emiljano Palokën në Velipojë një vit më parë, shqiptari kapet në Itali!

Aktualitet

Emri/ Plagosi me armë Emiljano Palokën në Velipojë një

Plagosi me armë zjarri një person në Velipojë vitin e shkuar pas sherrit, arrestohet në Itali me qëllime ekstradimi i shumëkërkuari Kristjan Lulaj. Policia e Shtetit konfirmoi sot aksionin në bashkëpunim me partnerët e vendit fqinj dhe nisjen e procedurave për ekstradimin e 26-vjeçarit.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e tentativës së vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. Lulaj akuzohet se plagosi me armë Emiljano Palokën, 27 vjeç, në fshatin Malikolaj në Shkodër. 

"Shkëmbimi i informacioneve me homologët italianë, lokalizon dhe çon në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Itali dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 26-vjeçar, i cili 1 vit më parë, tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në Velipojë.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët italianë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet palëve, u lokalizua në Itali, u kap dhe u arrestua, shtetasi: K. L., 26 vjeç", njoftoi policia për operacionin.

Lulaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, i kishte caktuar edhe masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale "vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".  

I riu akuzohet se në fshatin Malikolaj, Velipojë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 27-vjeçarin për motive të dobëta. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion