Abuzime me tenderat, Apeli I GJKKO lë në burg dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë

Aktualitet

Abuzime me tenderat, Apeli I GJKKO lë në burg dy zyrtaret e

Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron dhe zyrtaren e lartë të shërbimeve publike Laura Shteto.

Togat të zeza të Apelit nuk pranuan kërkesën e tyre për masë më të lehte se arresti në burg.

Më herët, GJKKO, vendosi ta lirojë nga qelia duke caktuar arrest në shtëpi për Vladimir Topin, administrator i kompanisë fituese të tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë për supervizimin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Ato u arrestua më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se Duro nepermjet Shtetor mori rryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar nje kompani per rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore ne Tiranë e Durrës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion