E FUNDIT/ Drejtuesi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me barrierat anësore ne Sarande

Aktualitet

E FUNDIT/ Drejtuesi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me barrierat

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Borsh – Sarandë. Një 50-vjeçar, banues në Sarandë duke drejtuar automjetin e tij ka humbu kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit shtetasi , 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë orëve të para të datës 14.07.2023, ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion