E frikshme, qershori nis me 6 vrasje në Shqipëri nga atentatet mafioze te krimet në familje

Në një kohë që Shqipëria po bëhet gati për të pritur turistët, disa nga qytetet bregdetare po përballen me krime të rënda. Në 6 ditët e para të këtij muaji kanë ndodhur gjithsej 6 vrasje me 6 viktima. 3 prej tyre kanë qenë atentate të tipit mafioz e që ende nuk janë zbardhur nga policia.
Vrasja e parë ndodhi më 1 qershor, në Tepelenë. U ekzekutua tregtari Çajup Selimi. 52 vjeçari iu bë pritë në shkallët e pallatit ku jetonte. Një tjerr vrasja pa autor është dhe ajo e Shkëlzen Velajt në Vlorë. Ndaj 35vjecarit u zbraz një karikator kallashnikovi. Si në rastin e Tepelenës, dhe Velaj u vra në derë të shtëpisë.
Pak minuta pas kësaj ngjarje, një tjetër krim u raportua nga policia. Në fshatin Fier i Ri të Lushnjës, Rako Qorri u vra nga komshiu i tij, ndërsa i plagosur mbeti edhe i biri. Ngjarja ndodhi për shkaqe banale. Më 4 qershorit Tirana u trondit nga një tjetër vrasje.
Në një lokal në afërsi të Gjykatës Civile, Kudret Salia u vra nga vjehrri i tij, Mexhit Picari. Ky i fundit u arrestua një orë pas krimit. Në pranga u vu edhe vajza e tij, Dhurata si bashkëpunëtore. Ngjarja ndodhi për shkak familja e saj nuk pranoni divorcin e kërkuar nga Kudret Salia.
Mbrëmja e kësaj të diele u mbyll me dy viktima. Gramoz Memaj vritet në një atentat në Ksamil, ndërsa në Shkodër, Diana Vukaj u qëllua për vdekje nga vëllai i saj. Nga 1 qershori i vitit 2021 janë shënuar gjithsej 32 vrasje, 12 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
VRASJET NE 6 DITE
Data 1 vritet Çajup Selimi
Data 3 vritet Shkëlzen Velaj
Data 3 vritet Rako Qorri
Data 4 vritet Kudret Salia
Data 6 vritet Gramoz Memaj
Data 6 vritet Diana Vukaj


