Spartak Ngjela paralajmërim të fortë: Meta kërkon azil politik në Hungari, Rama po e pengon

Politikë

Spartak Ngjela paralajmërim të fortë: Meta kërkon azil

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar ditën e sotme, vizitën e kryeministrit Edi Rama drejt Hungarisë. Në një shkrim të gjatë, Ngjela shprehet se pas kësaj vizite fshihet një lëvizje diplomatike e mundshme e Ramës për të penguar azilin e Presidentit Ilir Meta drejt Hungarisë.

Avokati i njohur shton se Meta është mik me Nikola Gruevski, ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, i cili ndodhet me azil politik në Hungari dhe një lëvizje e ngjashme mund të ndodhë në të ardhmen nga presidenti i vendit.

Ngjela, shkruan se Rama ka nisur politika amerikane, pikërisht për Metën, me detyrë diplomatike kundrejt kryeministrit aktual të Hungarisë, për mospranimin e azilit politik që mund të kërkojë Ilir Meta

 

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës

Rama vizitë urgjente dhe të paparashikuar, në Hungari.

Përse ky ngut për në Budapest?


Ja çështjet që mund të ngrihen brenda saj:

Nikola Gruevski, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ndodhet me azil politik në Hungari, dhe shkoi atje, pasi u dënua për korrupsion nga gjykata e Shkupit;

Meta është mik i Gruevskit; kjo dihet botërisht.


Edhe Meta, presidenti aktual i Shqipërisë, është duke shkuar drejt procesit penal, njëlloj si Gruevski.

Por…

Edhe Gruevski edhe Meta janë antiamerikanë.

Po Rama, çfarë po kërkon në Hungari?

Siç duket e ka nisur politika amerikane, pikërisht për Metën, me detyrë diplomatike kundrejt kryeministrit aktual të Hungarisë, për mospranimin e azilit politik që mund të kërkojë Ilir Meta.

A do të dalë me sukses kërkesa anti-Meta e Ramës në Hungari?

Gjithsesi, tani një gjë është e sigurt: shkarkimi i Metës është çështje ditësh.

Po, misioni i Ramës?

Të shohim… Por, unë jam i bindur se në Budapest ai ka shkuar sipas kërkesës amerikane për të takuar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, në lidhje me Metën.

“Kërkesë” kjo, të cilën Rama mund ta servirë me një kërcënim diplomatik të politikës amerikane.

Të shohim…

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion