"Duart lart", po shikonin Gjermani-Francë, RENEA vë me shpatulla pas murit disa persona në Shkodër e Fier

Aktualitet

"Duart lart", po shikonin Gjermani-Francë, RENEA vë me

RENEA dhe FNSH kanë shfrytëzuar pikërisht orarin e ndeshjes Gjermani-Francë, për të kryer kontrolle në disa lokale në qytetet e Shkodrës dhe Fierit në aksionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend.

Të rinjtë të vënë në rresht me shpatulla pas murit, teksa kanë qenë duke parë ndeshjen në lokal.

Mësohet se aktualisht po zhvillohen kontrolle në lokale dhe banesa ku dyshohet se fshihen personat e shpallur në kërkim. Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse. 

"Duart lart", po shikonin Gjermani-Francë, RENEA vë me

Njoftimi i Policisë

Vijojnë kontrollet e befasishme nga Renea dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend.

Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike. Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.

ME TE LEXUARAT