Deklarata e Berishës për drejtimin e PD, Nishani tregon nëse po i bën shantazh Bashës

Politikë

Deklarata e Berishës për drejtimin e PD, Nishani tregon nëse po i

Sipas Bujar Nishanit, Lulzim Basha nuk pati nevojë për mbështetjen e Sali Berishës në zgjedhjet e fundit në Partinë Demokratike. I ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, Nishani tha se Berisha nuk i ka dalë as pro dhe as kundër Bashës.

“Në këto zgjedhje Basha nuk ka pasur nevojë për mbështetjen e Berishës. E ka pasur shumë fort në 2013 edhe më pas. Sali Berisha i prish punë çdo njeriu që i del kundër në PD. Unë di që nuk i ka dalë as pro as kundër në këto zgjedhje. Prandaj Basha ka bërë këtë maskaradë zgjedhore,” u shpreh ai.

I pyetur se kujt po i bën shantazh Berisha me deklaratat për rikthim në krye të partisë, Nishani tha se nuk është ndaj Bashës, por për anëtarësinë e PD.


“Nuk është ndaj Bashës. Është një lloj presioni, unë e njoh adresimin e tij publik. Mesazhi i Berishës nuk është për Bashën drejtpërdrejt por për anëtarësinë e PD. PD është sot në ditë të hallit dhe po vazhduat kështu jam edhe gati të bëj një sakrificë. Ajo që është fakt real që për herë të parë në historinë e saj PD mbetet tre mandate të opozitë,” u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion